Balade Per Jakup Ferrin
Balade Per Jakup Ferrin
Ç’është ai gjok i kuq e i bardhë
nga betejat sjell haberin
mespërmes bjeshkës i bie
fill i vetëm pa luftarë
Si dori i lashtë legjendash
ai po vjen me vrap drejt pragut
as ujëvarat e Valbonës
nuk po lajnë rrëktetë e gjakut
(refreni)
Jakup Ferri mor ku je
thërrasin malet me piskam
tridhjet’ krena i ka pre
me shtat plagë po rrin ne kambë
———- (dy herë)
Ndal doriu n’shteg t’oborrit
shkumë nga goja, hingëllima
mbeti trimi n’lot t’mejdanit
gjakun e tij e pin lëndina
Rrin mbështet si shkrep mbi mal
rrjedh e lumit bahet gjak
sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak
(refreni)



Post a Comment