27 janar 2015

Rock In Peace Gent...

Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj ka ndërruar jetë sot në moshën 40-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga tumori. Homazhet për nder të vokalistit të grupit “Djemtë e Detit”  Gentian Demaliaj, do të zhvillohen nesër në orën 12:30 pranë RTSH.

Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit. Qeveria shqiptare akorodi shumën prej 3.5 milionë lekësh për kurimin e tij. Shteti fond për kurimin e Gentian Demaliajt

Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj ishte i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare, e cila ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”. Ai do të mbahet mend për këngë të tilla si “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, "Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”, etj, të cilat janë kthyer në hit.

Read more...

  ©Designed by Dendi.