23 nëntor 2007

Ne udhekryq


Djemte e Detit – Ne udhekryq

Nisem ne shi,me pallton e gjate
Kujtimet prane s’me leshojne
Te gjitha i fala,trofete e shpirtit tim
Asgje t’me kthehet une s’kerkoj
Ne udhekryq u ndala prape
Nje mike humba dhe ty
Por nisem larg une zemer trishte
Por te dua perjetesisht

“REFRENI”
Largohu larg, ti me thua
Nje dite do te kthehet serish
Ndoshta ti do t’kesh ndryshuar
Une te desha çmendurisht
Jo jo s’mund te harrohet
Nje sfide eshte koha ,mjerisht
Te premtoj se I gjalle a I vdekur
Do te vij tek ty per Krisht

Read more...

22 nëntor 2007

Zemerthyeri

Zemerthyeri

U linda une mes eres
Ne rruge pa krye
Ne trup une ruaj zemren
Ate zemer qe dikur ma thyen

Kerkova per nje zjarr
Trokita ne dere
Po zjarri une vete isha
Dhe koha se ngroh ate diell

(refren)
Dhe tani jo nuk kerkoj
Ate yll qe une se shoh
Edhe qiejt po lotojne
Zemerthyer thone…
Ti do jesh pergjithmone

U linda une mes eres
Ne nate pa yje
Dhe enga iku larg
Atje ku shpirti u mbyll

Kerkova per nje vajze
Thirra pa emer
Se dija se si quhej
Ndoshta ajo ish ne zemer

(Refreni dy here)

Read more...

Mos Qaj

Mos Qaj

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar
Se jeta dorën ty nuk ta dha
I lënë në mes të rrugës
Ti dhimbjen mban në krah
Në qiell je…

I zhytur në mendime
Për ëndrrat pa mbarrim
Për ty si shpëtimtar
Vec droga kish kuptim

(refren)
Mos qaj, mos qaj
Mos qaj për vdekjen o njeri
I lënë, (i lënë), mënjanë
Ky ishte fati yt i zi
————-

Jo tani asgjë ti më s’mendon
As zemrën se dëgjon, larg vetes je
Rri pret i shtrirë në trotuar
Që vdekja të të marrë me lot në sy

I zhytur në mendime
Për ëndrrat pa mbarrim
Për ty si shpëtimtar
Vec droga kish kuptim

(refreni)

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar
Se jeta dorën ty nuk ta dha

Read more...

Lamtumire


Lamtumire

U ndamë ashtu ne rastësisht
U ndamë pa puthje, pa shikime
Vetëm në heshtje ne u ndamë

Por ne nuk dinim
vallë do ti qëndronim
kësaj ndarje krejt të papritur

U ndamë dhe as ti
as unë nuk e besonim
dhe besonim veç gjithcka
që ne jetonim

(refren)
Ti jo mos u ngrys, prej dëshpërimit
She nëse çasti, ty të gënjen
pra hesht ti nën dritën, e këtij mundimi
se nesër patjetër ty gazi të vjen
—————— (dy herë)(përsëritet nga fillimi)

Read more...

Kohe Pa Ty


Kohe Pa Ty

Jam në vetmi
Sytë e mi në lot
Pa ty unë po rri
Një çast dua të shoh

Jetoj në errësirë
Por lotët s’më janë tharë
Ti theve zemrën time
Unë të dua si i marrë

(refren)
Je ti që s’më do (je ti që s’më do)
Je ti që s’ke lot (je ti që s’ke lot)
Kjo ish jeta ime
Eja merrmë o zot
—————-

Kohët kalojnë, mbi supet e mi
Jeta ime vazhdon,dhe pse nuk je ti.

(refreni)

Read more...

Jo Tani


Jo Tani

Zgjata unë dorën të prekja ty
Shikimi zbehur që mbulon sytë
Mbi trup të lagur dora u ngri
Mbi sy të mbyllur loti u shkri

(refren)
Jo tani o zot jo tani
Shpirtin tim jo mos më merr ti
Në gjumë me klithma lot
Thëras për ty

Jo tani jo, jo tani jo.. jo mos ik !
**********

Dikur ti qeshje me lotët e mi
Kur supet kthenin qaje dhe ti
Aromën tënde e përsëris shpirt
Dhe si i cmëndur cirrem pa ty

(refreni)

Read more...

Balade Per Jakup Ferrin


Balade Per Jakup Ferrin

Ç’është ai gjok i kuq e i bardhë
nga betejat sjell haberin
mespërmes bjeshkës i bie
fill i vetëm pa luftarë

Si dori i lashtë legjendash
ai po vjen me vrap drejt pragut
as ujëvarat e Valbonës
nuk po lajnë rrëktetë e gjakut

(refreni)
Jakup Ferri mor ku je
thërrasin malet me piskam
tridhjet’ krena i ka pre
me shtat plagë po rrin ne kambë
———- (dy herë)

Ndal doriu n’shteg t’oborrit
shkumë nga goja, hingëllima
mbeti trimi n’lot t’mejdanit
gjakun e tij e pin lëndina

Rrin mbështet si shkrep mbi mal
rrjedh e lumit bahet gjak
sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak

(refreni)

Read more...

Izolimi Vdes


Izolimi Vdes

Zgjo hapsira çdo mengjes
Kohe qe izolimi vdes
Drite drite kam ne shpirt
A eshte skena djepi im
Sot e tutje pergjithmone
Jeta dhimbje nuk do kete
çdo gje mua me takon
Sepse zoti jam une vete
(thyej boten mes per mes)
Kohe qe izolimi vdes

(perseritet nga fillimi)

Sot e tutje pergjithmone
Jeta dhimbje nuk do kete
çdo gje mua me takon
Sepse zoti jam une vete
(thyej boten mes per mes)
Kohe qe izolimi vdes

Read more...

Endrra Ime


Endrra ime

Pas dritares të kam ndjekur
nëpër rrugët me asfalt
ishe ëndrra, ëndrra ime e gjatë

S’më ke folur kurrë një fjalë
gjithmonë kokën pas ke kthyer
e pas xhamash, prap ke mbetur

Kur pe veten në vetmi
dashuria ishte tretur
ateherë unë ika larg nga ti
e bukur pas xhamash
o prap ke mbetur

Zemra ime u mbyll
u mbyllën edhe sytë
tani asgjë e hapur
të pata thënë…
dikur të kam dashur

(përsëritet nga fillimi)



Pas dritares të kam ndjekur
nëpër rrugët me asfalt
ishe ëndrra, ëndrra ime e gjatë
ishe ëndrra, ëndrra ime e gjatë

Read more...

21 nëntor 2007

Izolimi Vdes

Album: Izolimi Vdes


1 Baladë për Jakup Ferrin
2 Mos qaj
3 Ëndrra ime
4 Lamtumirë
5 Jo tani
6 Kohë pa ty
7 Dhimbja
8 Zemërthyeri
9 Izolimi vdes

Read more...

Rreth Grupit


Djemtë e Detit, është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses.
I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.
Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 10 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, një baladë e cila pa dyshim që mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar, nëse bëhet një e tillë.
Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku.
Duke përmbyllur mbase fazën e parë të karierës së tyre, ata nxjerrin edhe albumin e tyre të parë “Izolimi vdes”, i cili përmbledh krijimet e tyre.
Djemtë e Detit, tani jetojnë dhe punojnë në Tiranë, po përgatiten për albumin e dytë, i cili, siç thonë, do të shënojë një fazë të re në krijimtarinë e tyre.
Muzika do të jetë e bazuar në rrok, por do të ketë edhe këngë nga gjini të tjera. Albumi si tërësi mund të thuhet se do të jetë më eksperimentues dhe një ekperiencë e re muzikore për grupin dhe, sigurisht, për publikun.
Ne vitin 2007 Djemte e Detit rikthehen ne skene. Nga emrat e parë të grupit ata që nuk kanë lëvizur janë Genti Demaliaj dhe Valentin Vukaj. Por në rikthimin e afërt të tyre me albumin me titull “Epika “ që pritet të dalë shumë shpejt, përkrah me dy pjesëtarët e njohur të grupit janë rreshtuar edhe dy muzikantë të tjerë, Sokol Keci dhe Arjan Gjici.
Sot ato kane nxjerrur ne treg albumin e ri qe titullohet Epos.



Arritjet e Grupit

1989 Krijohet ne qytetin e Lezhes Grupi Djemte e Detit

1991 Cmimi i dyte ne Festivalin e R.T.SH. me kengen “Endrrat qe per ty i thura”
Muzika: B.Daci Teksti: G. Demaliaj

1995 Cmimi i dyte ne Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar

1996 Cmimi i pare ne Festivalin e Dyte te Rockut Shqiptar

1996 Cmim special ne Festivalin e R.T.SH “Per perpunimin e kenges popullore etno-rock me
kengen “Balade per Jakup Ferrin” ;

1997 Cmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi dhe grupi me i mire” me kengen “Mos Qaj”
Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj

1997 Hedhja ne treg e albumit te pare “Izolimi Vdes”.
Albumi ka rezultuar shume i suksesshem dhe vazhdon te shitet dhe sot e kesaj dite.

1998 Cmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi me i mire” si dhe cmim special “Kenga me e mire” akorduar nga Ministria e Kultures me kengen “Kohe pa ty”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

2002 Cmim i pare “Mikrofoni i arte” edicioni i pare, me kengen “Jo tani”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

2007-2008 Eshte perfunduar albumi i dyte “Epos”

14 mars 2009 Del ne treg albumi i ri Epos

Read more...

Djemte e Detit "FAN CLUB"




Email: djemtedetit@gmail.com

Read more...

20 nëntor 2007

Djemte e Detit Nder Vite















Read more...

  ©Designed by Dendi.