22 nëntor 2007

Endrra Ime


Endrra ime

Pas dritares të kam ndjekur
nëpër rrugët me asfalt
ishe ëndrra, ëndrra ime e gjatë

S’më ke folur kurrë një fjalë
gjithmonë kokën pas ke kthyer
e pas xhamash, prap ke mbetur

Kur pe veten në vetmi
dashuria ishte tretur
ateherë unë ika larg nga ti
e bukur pas xhamash
o prap ke mbetur

Zemra ime u mbyll
u mbyllën edhe sytë
tani asgjë e hapur
të pata thënë…
dikur të kam dashur

(përsëritet nga fillimi)



Pas dritares të kam ndjekur
nëpër rrugët me asfalt
ishe ëndrra, ëndrra ime e gjatë
ishe ëndrra, ëndrra ime e gjatë

0 Komente:

Posto një koment

  ©Designed by Dendi.