27 janar 2015

Rock In Peace Gent...

Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj ka ndërruar jetë sot në moshën 40-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga tumori. Homazhet për nder të vokalistit të grupit “Djemtë e Detit”  Gentian Demaliaj, do të zhvillohen nesër në orën 12:30 pranë RTSH.

Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit. Qeveria shqiptare akorodi shumën prej 3.5 milionë lekësh për kurimin e tij. Shteti fond për kurimin e Gentian Demaliajt

Vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj ishte i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare, e cila ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”. Ai do të mbahet mend për këngë të tilla si “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, "Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”, etj, të cilat janë kthyer në hit.

Read more...

18 prill 2013

Gentian Demaliaj në një intervistë në emisionin Jo vetëm modë në TV Klan

Read more...

09 prill 2013

Lideri i grupit vuan nga sëmundje e rëndë, Qeveria jep 35 milionë lekë për kurim

Këngëtari i njohur Gentian Demaliaj, emri kryesor i grupit “Djemtë e Detit” është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe për kurimin e tij, qeveria shqiptare ka vendosur të financojë shpenzimet spitalore.

Burime nga Këshilli i Ministrave i thanë agjencisë noa.al se në mbledhjen e sotme të qeverisë, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, u miratua fondi prej tre milionë e pesëqind mijë lekësh të rinj, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të Gentian Demaliaj.

Ky fond u vendos të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, pagesa dot të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Kurse ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë.

Gent Demaliaj, u mirëprit edhe si anëtar jurie në festivaleve të RTVSH, gjithashtu edhe në muzikale si ai me Elsa Lilën

Read more...

13 tetor 2011

Sa shume qe kam gabuar - Gent Demaliaj (Djemte e detit) dhe Radical Band live

Read more...

25 prill 2011

Intervistë me grupin legjendar, Djemtë e Detit


Pyetja  që çdo fan i juaji, do donte tju bënte sot Valentin, është: Në cfarë marrëdhëniesh jeni me ish pjesëtarët e grupit (Dhori, Shkëlçimi, Flamuri)? Përse ato nuk kanë qënë pjesë e albumit të ri?

Ka pothuajse 7 vjet që nuk kam kontakt me asnjërin prej tyre , por do thoja që po të takohemi në rrugë do ta përshëndetnim njëri tjetrin , dhe ndoshta edhe do pinim kafe .  Arsyeja që Dhori, Shkëlçimi dhe Flamuri nuk janë në këtë album është fare e thjeshtë , mospërputhje shijesh muzikore , por do thoja që mbetemi miq ...

Mbas më shumë se 10 vjetësh larg nga skenat, vendosët të ktheheshit me një album të ri. Albumi i parë, Izolimi Vdes pati një sukses shumë të madh, sidomos në qytetin tuaj të lindjes, në Lezhë. A ka pasur albumi juaj i dytë, të njëjtin sukses?

Të them të drejtën pas lancimit të albumit un jam kthyer ne Australi (ku edhe jetoj prej 10 vjetësh ) dhe ndoshta nuk jam në kontakt me median apo fansat por do thoja që në përgjithësi biznesi muzikor ka një rënie globale që reflektohet edhe në Shqipëri , por ne nuk kemi realizuar as videoklip apo ndonjë koncert pas lancimit , që janë faktorë të rëndësishëm të marketingut , kështu që duke patur parasysh këto fakte do thoja që albumi ka patur absolutisht sukses .Dhe po të shikosh në youtube ka një numër të konsiderueshëm shikuesish .

Lexoni intervisten e plote ketu:
http://www.albanianews.it/shqip/intervista/item/1824-interviste-shqip-djemte-detit

Read more...

24 prill 2011

Foto: Djemtë e Detit

Fotogaleri e grupit Djemtë e Detit, Valentin Markvukaj, Gentian Demaliaj.
ultras.01 ultras.02

Read more...

18 shtator 2010

Djemte e Detit nder vite





Read more...

11 qershor 2010

Djemte e Detit ne koncert

Read more...

05 korrik 2009

Djemte e Detit – Eposi ashtu si nuk e keni dëgjuar kurrë

Nga: Darien Levani
Ndonjëhere koinçidencat habisin.
Grupet kanë bërë albumin mbas shumë vitesh pushim. Një album që po presim prej të paktën 10 vitesh. Të dy ishin në maksimumin e tyre, ishin përfaqsuesit më në ze të një skene me të gjerë që shkatërruan me suksesin e tyre. Pastaj lindën problemet brenda , vonesat, zëra për shkatërrim bashkim ri-shkatërrim ri-bashkim, një farë telenovele rock. Më në fund rikthehen, ndërsa publiku i tyre ka ndryshuar.Ishte viti 1996 apo diku aty afër, albumi duhet të quhej Chinese Democracy. Ndërkohe prisnim edhe Djemte e Detit. Duhet të kalonin mbi dhjetë vjet për të dëgjuar këto dy albume, që dalin pak muaj mbas njëri tjetrit. Dashje pa dashje, DED vazhdojnë t’u ngjajne GnR edhe në vonesat e tyre.

Epos nuk është i thjeshtë, as për gjykim as për degjim. Ata që ngelen nga Djemtë e Detit – Gentian Demailiaj dhe Valentin Markvukaj – kanë marrë përsiper një album amicioz dhe shumë të vështire për tu realizuar, një koncept album mbi eposin, siç titullohet edhe disku, ndoshta të influencuar nga Ballada për Jakup Ferrin, këngë e cila për shumë veta, ngelet interpretimi i tyre më i mire, ndër këngët e pakta që përfaqsojne denjësisht rockun e pastër shqiptar.

Një album sa intim aq edhe publik. Një interpretim historik, një zhytje në të kaluarën e largët në stil rock. Shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë copë toke. Ashtu si edhe zëri i i Gentit. Ka humbur arrogancën e rockstarit, është bërë diçka më e prekshme, me një doze vuajtje që nuk e shoqëronte në këngë si Mos qaj, ku ishte me thjesht një spektator i dhimbjes. Nuk është me keshtu, është brënda saj nëse është e nevojshme, e ndjen dhe e përcjell.

Ka, perveç kësaj, një sensibilizim të çunave për historine e atdheut dhe mbi historinë e këtij, që kohët e fundit është sa e rrallë aq edhe e nevojshme. DeD firmosin një homazh për Shqipërine, një album që lind diku nëpër bjeshka, një kryevepër që herë pas herë arrin maja që prekin punen kolosale të Mitrush Kutelit. Thërrisni një prift për Markvukaj, ky djalë ka një djall brënda, një krijesë të papërmbajtshme që shfryhet mizorisht mbi tastjerë për të na dhënë tinguj hyjnore, padyshim në rritje në krahasim me vite më para. Ndonjëherë përshtypja është ajo që grupi i ka kuptuar kufinjtë e tij dhe ka rënë në paqë me to. Dhe, edhe pse here pas here kitara duket sikur e tepron, sikur po mundohet të tregojë se sa i mirë është, ky është një detaj i anashkalueshem, sidomos duke parë që behet fjale për një kitarist premtues siç duket Sokol Keci, lead and ryth guitar për gati të gjithe këngët përveç Përrallë dashurie ku për tu zbavitur e kanë radhën Arjan Gjeci me Markvukaj që luajnë e kënaqën teksa gjenden e lihen. S’është e veshtire ti imagjinosh ndërsa gjatë rregjistrimit shkëmbejnë shikime mirëkuptimi.

Akoma, deri me sot, nuk ka shifra mbi shitjen e albumit. Duke parë situatën në Shqipëri, frika është që një album i tillë, i vetë prodhuar, me vështirësi do arrijë të nxjerri shpenëzimet e veta. Të jetë kjo vallë arsyeja për të cilën djemtë kanë pritur kaq shumë për tu rikthyer në skenë? Kam frikë se po, ndaj këshilla më e vështirë e me e vlefshme është kjo : ndihmojini këta çuna që bejnë art, fikini ata dreq kompjuterash e shkoni blijeni në një dyqan disqesh. Si njëhere e një kohë. Për veten tuaj, për Djemtë e Detit, për kulturë, për tu dhënë një shpresë atyre grupeve të tjerë qe në hije sakrifikojnë për të rregjistruar edhe një këngë të vetme sepse, siç thonë këtej, Kultura nuk të jep pasuri, përkundrazi, t’a kërkon.

Djemtë e Detit – Epos.
Tekstet : Gentian Demaliaj, Timo Flloko, Mimoza Ahmeti
Muzika : Valentin Markvukaj
Këngë speciale : Djemtë e detit, Beteja e dhimbjes, Përrallë dashurie
Zgjat : 45 minuta 39 sekonda

Read more...

03 korrik 2009

“Djemtë e detit”, festojnë rikthimin e tyre me një album të ri

Një festë shumë speciale ka qenë ajo që kanë organizuar këngëtarët e grupit “Djemtë e detit” të enjten në mbrëmje në lokalin “Austria” në Tiranë. Solisti Gent Demaliaj kishte ftuar shumë miq artistë për promovimin e albumit të dytë të grupit me titullin “Epos”, i konsideruar kështu si një rikthim i djemve në tregun muzikor. Të veshur sërish me të zeza, ata kanë transmetuar në sfond këngët e reja, tekstet e të cilave janë krijuar kryesisht nga Timo Flloko e Mimoza Ahmeti, të dy të pranishëm në këtë promovim. Po ashtu ishin në festë shumë këngëtarë të rinj si; Besa, Çiljeta e Ingridi, balerini Gerd Vaso, personazhet e “Big Brother 1”, Arbri, Olsi, Noçja, Romina, Jonida, e shumë artistë e gazetarë. Vetëm tre muaj më parë në një intervistë për “Panorama Plus”, ata njoftuan se nuk ishin shkrirë si grup, dhe ky fakt do të vërtetohej me albumin e ri “Epos”, që po përgatisnin të hidhnin në treg. Ata numërojë 17 vite nga dalja e tyre e parë në skenë, dhe kanë menduar që t’i prezantojnë këngët e reja me një tur koncertesh, që do të nisin në gjithë Shqipërinë. Solisti i grupit, Gent Demaliaj, i cili ishte një nga anëtarët e jurisë së Festivalit të 46-të të Këngës në Radio-Televizion ka pohuar se “Djemtë e detit” këtë vit ka shumë mundësi që të marrin pjesë si konkurrentë në këtë festival.

Read more...

01 korrik 2009

Djemtë e Detit (Epos)

Djemtë e Detit

Fillimi i epokes se re
Kur toka me vete flet
Kur muret e dhimbjes u thyen
Me mijera largohen n’det

Kur vete heshtja kishte ze
Kur ditet u kthyen ne nete
Dhe kur lindja ish perendimi
Nje emer i ri vjen ne jete

Fillimi i shekullit te ri
Kur klithmat shponin dhe rete
Kur ish viti 91 atehere linden bijt ne det

Fillimet e eres se re
Une zerin do ngre ne qiell
Qe nga jugu e ne veri
Te na ngriìohe i njejti diell

Ne gur do skalitet
Ne kte dhe ne ate jete
Emri i keshtjelles time
Djemte e te madhit det

Fillimi i shekullit te ri
Kur klithmat shponin dhe rete
Kur ish viti 91 atehere linden bijt ne det

Fillimet e eres se re
Une zerin do ngre ne qiell
Qe nga jugu e ne veri
Te na ngriìohe i njejti diell

Ne gur do skalitet
Ne kte dhe ne ate jete
Emri i keshtjelles time
Djemte e te madhit det

I therras kesaj toke
Ku i kam dhe eterit
Emri i mreterise time
Vjen nga Djemte e Detit

Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Gent Demaliaj

Read more...

Perralle Dashurie (Epos)

Perralle Dashurie

Fshehtas si nje kusar
I ika dhe e lashe shkrete
E mora une ne krah
Mbase te fundit here ne jete
Si femije ish dhe besonte
Ne perrallat e njemije neteve
Ne gjume i pershperita
Fli se enderr eshte kjo jete


Perendojne yjet
Zbehen fiken krejt
Kthehu ti mbaj
Premtimin qe me dhe
Si mund te harroj
Kryet pas mos te kthej
Kur rralle ne bote
Dashurine e gjejme

Jam shpend stine dhe shtegtoj
Kur te vij vera prape do t’kthehem
Ere e vjeshtes fryn kam ftohte
Dimri i eger me sjell vdekjen

Nese ndodh qiellit te mbes
Ne kete bote ne mbetsh vetem
Me harro se dashuria
Nuk eshte shpirt jo per gjithe jeten

Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Timo Flloko

Read more...

Si Gjethet (Epos)

Si Gjethet

Mendoj per ty
Ku do jesh valle
Pse lot ne sy kam
Dhe pse po ndjej kaq mall
Ne syte e mi ti s’le pranvere
Trishtimi vend kish zene
E thelle brenda ish terr

Por si gjethet bien vitet mbi pasqyre
Kur gabohesh,ti mendohu mire
Kjo jete shpirt per te shkuar lart ka shkalle
Une po ngjitem, ndersa ti zbret ngadale

Vertet te thashe
I pasur s’jam
Por thelle ne shpirt
Une me ty gjithe boten kam
Te dua shume thashe
A e mban mend
Dhe lamtumira e akullt
Po me çmend

Je tek kthehesh dhe mendon se çelsin ke
Por une zemer kame vene brave te re
Syte e mi vajze dhe pa ty do kene pranvere
Ne shpirt thelle drita e diellit vend do zere

Por si gjethet bien vitet mbi pasqyre
Kur gabohesh,ti mendohu mire
Kjo jete shpirt per te shkuar lart ka shkalle
Une po ngjitem, ndersa ti zbret ngadale


Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Gent Demaliaj

Read more...

Beteja e Dhimbjes (Epos)

Beteja e Dhimbjes

I lindur mes detrash
Ne nete me stuhi
N’betejen e dhimbjes
Jete vdekje njeri
Kaluar shtate detra
Ne rrugen pa kthim
Por kurre nuk do shuhet
Aspak fari im

O Zot, mos me ler te shkoj
Se jam e do jem njesoj
O Zot, une s’dua te rri
Une do lufoj betejen njeri

Shtate qiejt o detra
Sikur zune e thane
Se kjo jete o bir
Eshte oqean
Dhe dhimbja njeri
Jo me nuk me dhemb
Se shpirti o diell
U ngri u be shkemb

O Zot, mos me ler te shkoj
Se jam e do jem njesoj
O Zot, une s’dua te rri
Une do lufoj betejen njeri


Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Gent Demaliaj

Read more...

Beteja e Dhimbjes (acoustic version)

Beteja e Dhimbjes (acoustic version)

I lindur mes detrash
Ne nete me stuhi
N’betejen e dhimbjes
Jete vdekje njeri
Kaluar shtate detra
Ne rrugen pa kthim
Por kurre nuk do shuhet
Aspak fari im

O Zot, mos me ler te shkoj
Se jam e do jem njesoj
O Zot, une s’dua te rri
Une do lufoj betejen njeri

Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Gent Demaliaj

Read more...

Me Engjejt (Epos)

Me Engjejt

Me hijen tende tretem
Une çdo nate vetem
Syte e tu ne terr me fshihen
Per ne te dy ka mbetur
Nje jete tjeter
Na pret atje ne prehje

Tani ti fle ne nje shtrat resh
Me engjejt prane si nje hyjneshe

Jeta vitet shpirt nje here mbarojne
Koha vdekja jane nje iluzion

Endrrat e mia ngjiten dhe vijne atje mbi re
Por ty s’te gjejne dhe fiken
Per dashurine s’mjaftojne ndoshta dhe njemijevjet

Krahe lus o zot te ngjitem
Ja une po vij dhe po trokas
Ne porten tende lart ne parajse

Jeta vitet shpirt nje here mbarojne
Koha vdekja jo nuk ekizisojne

Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Timo Flloko

Read more...

28 maj 2009

Grupi muzikor "Djemtë e Detit" publikon "Epos", albumi që vjen pas 12 vjet heshtjeje.

Rikthehen me muzikën që e konsiderojnë "identiteti i Djemve të Detit": aromë folklori me instrumente moderne
Grupi muzikor "Djemtë e Detit" ka zgjedhur Ditën e Verës për të publikuar albumin "Epos". Të gjitha krijime për të cilat dy "Djemtë e Detit" (kaq ka mbetur grupi tashmë) Gentian Demaliaj dhe Valentin Markvukaj, janë frymëzuar nga eposi i Kreshnikëve.
Tetë këngë dhe dy pjesë orkestrale. Kompozitori Markvukaj ka krijuar gjithë vijën muzikore të "Epos", ndërsa tekstet kanë për autor Demaliajn dhe pak nga aktori Timo Flloko. Albumi është përfunduar para tri vitesh, kohë aspak e mbarë për muzikën rock në Shqipëri.
Kështu që vokalisti dhe lideri i përhershëm i "Djemve" priti pak dhe tani mendon që publiku është gati të mirëpresë muzikën progresiv rock që sjell "Epos", albumi që vjen 12 vjet pas të parit. 50 minuta muzikë të cilën vokalisti tenton ta shpjegojë në intervistën e mëposhtme. Prezantimi për publikun e gjërë mendohet të bëhet me kocerte nëpër Shqipëri.

12 vjet për albumin me titull sugjestionues "Epos". Çfarë po na sugjeroni me këtë emër?
Dikur në kohët e lashta njerëzit kanë qenë më të afërt, më të sinqertë, më njerëzorë. Duke menduar që në kohën që jetojmë kjo lloj lidhjeje, ky lloj zinxhiri jetësor ka filluar çuditërisht të shpërbëhet kemi vendosur ta titullojmë "Epos". Jemi kthyer në retrospektivë për perspektivën, duke u përpjekur që në të ardhmen të ruajmë diçka nga vlerat e së shkuarës.

Çfarë ka marrë Eposi i "Djemve të Detit" nga ai i Kreshnikëve?
Në album ndjehet se këngët përveçse mbajnë aromë deti mbajnë edhe aromë veriu, vendi i origjinës tonë. Kënga përfaqësuese e albumit, "Epos" fillon me një zë bjeshkësh, "maje krahut" quhet e kënduara. Fillon si thirrje dhe më vonë futen elementë të tjerë muzikorë dhe muzika shndërrohet në progressive rock. Ajo këngë i dedikohet dy personave.
Unë ia kam dedikuar gjyshit tim Shaban Haxhi Demaliaj, ndërsa Valentini ia ka dedikuar muzikën dajës së tij Luk Kaçaj. Albumi fillon me këngën me të njëjtin titull, "Epos", e cila ka motive të Veriut. Këtu kitarrat në momente të caktuara, luajnë në formë lahute.

Kënga e fundit titullohet "Djemtë e detit" që duket sikur flet për ne, por në fakt jo. Iu dedikohet të gjithë atyre që emigruan për një jetë më të mirë. Fjalët e saj të fundit thonë:
"Në gur do të skalitet/në këtë dhe në atë jetë/emri i kështjellës time/djemtë e të madhit det. I thërras kësaj toke ku i kam dhe etërit/ emri i mbretërisë sime/vjen nga djemtë e detit." Unë mbretëroj në sajë të tyre, dmth vazhdoj të këndoj në sajë të tyre.

Eposi i kreshnikëve i kalon kufijtë juridikë të Shqipërisë dhe shtrihet dhe më tej në vendet e rajonit. Po muzika juaj sa është ndikuar nga ajo ballkanase?
Nuk jemi futur aspak në Ballkan, ne jemi futur vetëm në Eposin shqiptar të Kreshnikëve. Mendoj që ne nuk na personifikon Ballkani, po trevat dhe kjo tokë të cilës i përkasim. Nuk më pëlqen që të marrim një lugë në Bullgari, një në Rumani, një në Serbi apo Greqi dhe të bëjmë turli të çuditshme.
Nuk do ta preferoja kurrë këtë. Nuk është për faktin se jemi nacionalistë, por folku, muzika folklorike, mendoj që është flamuri i një kombi. Muzikën klasike mund ta bëjë kushdo, por me folkun është ndryshe. Është njësoj si të vjedhësh flamurin grek dhe ta vendosësh tek Kryeministria.
Folku shqiptar është një bazë shumë e mirë për të krijuar muzikë, mund të them që është autentik. Sidomos mendoj që në veri ka një lloj identiteti, siç është e kënduara "maja krahut" siç është çiftelia, vallet e logut, me fyejet apo vallet e Tropojës.

Në albumin e parë i jeni prezantuar publikut si një grup që luan thjesht muzikë rock. Ka ndryshuar diçka në këtë album?
Mendoj se ky album është pak eksperimental, pasi përfshin të gjithë zhanret muzikore të cilat ne si grup na identifikojnë.
Është progressive rock, ka balada, është hard rock në momente të caktuara. Mendoj së është diçka brenda imazhit tonë. Ne kemi marrë ajkën e folklorit dhe e kemi luajtur sipas mënyrës së "Djemve të Detit". Po ta sillnim në atë formë atëherë do të ishte pak e pistë.
Nuk e kemi parë të arsyeshme të ketë instrumente folku në album sepse e rëndësishme është të sjellësh muzikën në kohë, në formën tënde. Në të dy albumet nuk kemi marrë asnjë instrument folklorik. Por kitarrës i është thënë të luajë në formë lahute.

A ka për të ndjerë publiku praninë e legjendës?
Unë mund të them që është një album që sa më tepër e dëgjon të fut në një proces të menduari.
Nga ana muzikore albumi i parë është pak më i thjeshtë. Mendoj që artisti është si puna e verës, sa më shumë kohë kalon aq më shumë stazhionohet edhe piqet. Shpresoj që ky album të ketë tek dëgjuesi një efekt ndoshta më të thellë, më filozofik. Është punuar më me qejf se albumi i parë.

Mund të thuhet se tani e keni gjetur tingullin tuaj?
Kemi kërkuar gjithmonë të tregojmë identitet në muzikën që bëjmë. Na ka pëlqyer t'iu këndojmë dramave ngaqë ato janë pak më të thella se për një këngë të thjeshtë që i bien gjethet dhe ka dy tri-lule.
Por them që eposi, dramat, tragjeditë janë një përvojë që duhet të na ndërgjegjësojnë, të na bëjnë të kthejmë kokën pas, të tregojmë se bijtë e kujt jemi, kujt i përkasim, pse kemi ndryshuar, pse jemi transformuar, pse mendojmë që jemi gjysmë amerikanë, gjysmë anglezë, e gjysmë italianë. Ne vijmë nga ky vend. Shumë grupe muzikore në botë luftojnë për një tingull të tyre.
Luftojnë të kenë një identitet. Muzika rock është universale, mund të shkruhet nga italianë, amerikanë, polakë, edhe shqiptarë. Po për mua, i rëndësishëm është identiteti.

A e kanë gjetur "Djemtë e detit" këtë identitet, si do të shpjegohej me fjalë?
Them që po. Në këtë album ndjehet më shumë. Pas pjesëmarrjes në një festival rock-u në vitin '94, me "Baladë për Jakup Ferrin", unë them që krijuam identitetin tonë.
Në qoftë se në albumin e parë, nëpërmjet tingullit të kitarrave dhe vokalit pa e parë figurën mund të thoshje "Këta janë Djemtë e Detit", në këtë album do të thuhet këta janë "Djemtë e Detit", ndoshta pa e dëgjuar fare zërin, vetëm tingujt e parë.

Edhe pse keni mbetur vetëm dy?
Nga formacioni i vjetër po, dy kemi mbetur. Unë dhe kompozitori Valentin Markvukaj (tastiera).
Pjesa tjetër që janë në album janë të ftuar specialë. Bëhet fjalë për kitaristët Sokol Keci dhe Arjan Gjici. Ndërsa kitaristi nga Australia Jay Zoo, ka marrë pjesë në album si kitarrë shoqëruese.

Pse një pushim kaq i gjatë? Afro 12 vjet.
Albumi është përfunduar para tre vjetësh, po nuk e shikonim të arsyeshme të nxirrnim një album në një kohë që nuk ishte për ne, nuk ishte koha jonë. Ne i përkasim brezit të grupeve që lindën në vitin 1991.
Shumë nga miqtë tanë, identitete të muzikës shqiptare kanë bërë një pauzë të gjatë duke parë që muzika është pak në krizë. Këto tre vjet kam vënë re që njerëzit nuk e konceptojnë muzikën dhe rock-un si modë.
Në radhë të parë muzika është shpirt, dhe në qoftë se të shijon si shpirt unë mendoj që nuk mund t'i ndryshosh shijet kurrë. Do të dëgjosh vetëm atë zhanër që të pëlqen, i cili në kohë do të sjellë plot krijime të reja.

Imazhi prej "Gjeneralësh"
Kopertina e albumit është një shkrirje me sfond detin me muzg të vrenjtur dhe dy siluete të veshur me uniformë të fisme ushtarakësh.
Vokalisti Gentian Demaliaj shpjegon se janë përpjekur të japin një imazh që të përfshinte të kaluarën dhe të ishte aktual. Veshjet prej gjenerali me të cilat të dy pozojnë në të gjitha fotot promovuese të albumit, janë marrë "hua" nga Teatri Kombëtar dhe janë modele uniformash të ushtarakëve të lartë anglezë të tetëqindës.
Një zgjedhje e tillë sipas Demaliajt ka të bëjë me zhanrin që luajnë i cili nuk ka lindur në Shqipëri, por duke u ndërthurur me eposin, jep pak a shumë një imazh të tillë. Megjithatë ai shton se kjo është një përzgjedhje e fotografit Bevis Fusha, i cili ka bërë gjithë konceptimin grafik të albumit.
Ajo që vetë "Djemtë e Detit" do të kishin preferuar të ishte në kopertinë ishte diçka më e lidhur me eposin dhe mesazhin e albumit. "Kishim parasysh diçka që të lidhej me "Eposin", një anije liburne, shkëmbinj, male të djegura, një lahutë e mbështetur në shkëmb ku mund të ishte ankoruar një anije. Nga ana tjetër, një shkëmb me gjelbërim, pa liburni, ne të ulur diku në sfond edhe kitarra në vend të lahutës. Retrospektiva dhe perspektiva.
Por kjo ishte e pamundur për tu realizuar në Shqipëri. Jemi të kënaqur me fotografin Bevis Fusha, pasi gjetja është brenda natyrës dhe konceptit tonë", shprehet Demaliaj.

Read more...

28 mars 2009

Epos

Epos

T`parët në luftra gjakun dhanë
Dhe k`to male sa shumë panë
Në lahutë një plak vajton
Për k`to male zë këndon

Këndoj male se sytë s`shikojnë
Malet dhimbshëm zënë tregojnë
Pamë ne bijtë që n`betejë ranë
Pamë ne nënat që si qanë

Ref
Dëgjoj thirrjen e të parëve
Bir ti kokën pas kthe
S`ju harroj kurrë ju o etër
Sa t`jem gjalle mbi k`të dhe
Dëgjoj thirrjen e të parëve
Bir dardanësh ti je
Historia nuk mbulohet
Sa t`ketë jetë mbi k`të dhe

Dëgjoj thirrjen e të parëve
Bir ti kokën pas kthe
Nuk e lajnë gjithë lumenjtë bashkë
Gjakun tuaj mbi dhe
Toka çahet dridhen malet
Çmënden detrat nën re
Mos harroni kurrë o njerëz
Bijtë e kujt jemi ne


Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Gent Demaliaj

Read more...

Me e shtrenjta fjale (Epos)

Me e shtrenjta fjale

Si në ëndërr për ty thirra
T `pyeta si je o nëna ime e mira
Emri yt nënë si thirrja n`zot
Sa më dhëmb në shpirt
Që s`të shpërbleva dot
Vitet shkojnë thinjesh ti
Nëna ime për ty mbeta fëmi

Hoqe shumë nënë m`solle n`jetë
Por zemrën e pate gjithmonë të madhe det
Ti puth duart që m`kanë dhënë gji
Nëna ime ti lotët fshij
Aroma jote që n`flokë m`ke lënë
Parfumi më i mirë i t`mirës time nënë

Ref:
Dhe nëse t`kam lënduar t`lutem nënë më fal
Se pranë gjithmonë do m`kesh jam i yti djal
Vetëm me këtë këngë që ta këndoj gjith mall
Nënë e gjith bota je më e shtrenjta fjalë
Nënë e gjith bota je
Më e shtrenjta fjalë


Muzika: Valentin Markvukaj
Teksti: Gent Demaliaj / Mimoza Ahmeti

Read more...

16 mars 2009

Epos (2009)

Album: EPOS

01.Epos
02.Me e Shtrenjta Fjale
03.Me Engjejt
04.Beteja e Dhimbjes
05.Lindja - Jeta - Vdekja
06.Si Gjethet
07.Mbi Re
08.Perralle Dashurie
09.Djemte e Detit


Read more...

  ©Designed by Dendi.