21 nëntor 2007

Rreth Grupit


Djemtë e Detit, është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses.
I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.
Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 10 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, një baladë e cila pa dyshim që mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar, nëse bëhet një e tillë.
Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku.
Duke përmbyllur mbase fazën e parë të karierës së tyre, ata nxjerrin edhe albumin e tyre të parë “Izolimi vdes”, i cili përmbledh krijimet e tyre.
Djemtë e Detit, tani jetojnë dhe punojnë në Tiranë, po përgatiten për albumin e dytë, i cili, siç thonë, do të shënojë një fazë të re në krijimtarinë e tyre.
Muzika do të jetë e bazuar në rrok, por do të ketë edhe këngë nga gjini të tjera. Albumi si tërësi mund të thuhet se do të jetë më eksperimentues dhe një ekperiencë e re muzikore për grupin dhe, sigurisht, për publikun.
Ne vitin 2007 Djemte e Detit rikthehen ne skene. Nga emrat e parë të grupit ata që nuk kanë lëvizur janë Genti Demaliaj dhe Valentin Vukaj. Por në rikthimin e afërt të tyre me albumin me titull “Epika “ që pritet të dalë shumë shpejt, përkrah me dy pjesëtarët e njohur të grupit janë rreshtuar edhe dy muzikantë të tjerë, Sokol Keci dhe Arjan Gjici.
Sot ato kane nxjerrur ne treg albumin e ri qe titullohet Epos.



Arritjet e Grupit

1989 Krijohet ne qytetin e Lezhes Grupi Djemte e Detit

1991 Cmimi i dyte ne Festivalin e R.T.SH. me kengen “Endrrat qe per ty i thura”
Muzika: B.Daci Teksti: G. Demaliaj

1995 Cmimi i dyte ne Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar

1996 Cmimi i pare ne Festivalin e Dyte te Rockut Shqiptar

1996 Cmim special ne Festivalin e R.T.SH “Per perpunimin e kenges popullore etno-rock me
kengen “Balade per Jakup Ferrin” ;

1997 Cmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi dhe grupi me i mire” me kengen “Mos Qaj”
Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj

1997 Hedhja ne treg e albumit te pare “Izolimi Vdes”.
Albumi ka rezultuar shume i suksesshem dhe vazhdon te shitet dhe sot e kesaj dite.

1998 Cmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi me i mire” si dhe cmim special “Kenga me e mire” akorduar nga Ministria e Kultures me kengen “Kohe pa ty”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

2002 Cmim i pare “Mikrofoni i arte” edicioni i pare, me kengen “Jo tani”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

2007-2008 Eshte perfunduar albumi i dyte “Epos”

14 mars 2009 Del ne treg albumi i ri Epos

2 Komente:

Anonim,  06 shkurt, 2009  

me vjen vertet mire qe rikthehen pjestaret e vjeter te ketij grupi, bashkethemeluesit tuaj. po flamuri dhe bujari a do te kthehen?
kesaj i thon rikthim ne identitet. mendoj se publiku juaj aq me teper fansat tuaj do ta vleresojne shume.

Anonim,  19 mars, 2009  

tani per tani vetem genti dhe valentini

Posto një koment

  ©Designed by Dendi.